Spanjë, 31 Maj NOA - Barcelona kërkon të përshpejtojë kohën e transferimit të mesfushorit të Arsenalit, Cesc Fabregas në radhët e ekipit të saj.
Objektivi i presidentit Laporta është që këtë marrëveshje ta mbyllë para datës 9 qershor, domethënë një ditë para fillimit të Botërorit 2010 të Afrikës së Jugut.
Klubi spanjoll e ka bërë ofertën e tij ku flitet se në drejtim të Arsenalit do të shkojë një shifër prej 40 milionë eurosh, por “Topçinjtë” kanë kërkuar një shifër marramendëse pasi kërkojnë plot 90 milionë euro.
Megjithatë Barça e kërko me insistim Fabregas dhe për këtë arsye do të jetë e vështirë që ata të dorëzohen.
r.b/NOA