English

Berisha: I Hapur Për Të Bashkëpunuar Me Të Gjitha Forcat Politike Në Maqedoni

- Kryeministri Berisha takon Kryetarin e Partisë Demokracia e Re në Maqedoni, Imer Selmani - TIRANË, 31 Maj/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike shqiptareMaqedoni, të cilat, sipas tij "në interesin më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë, duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët të dialogut politik në vend". Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri Berisha priti sot në një takim kryetarin e Partisë Demokracia e Re në Maqedoni, Imer Selmani. Duke u shprehur se po ndjek me vëmendje dhe interes zhvillimet në Maqedoni, Berisha tha se "qeveria shqiptare mbështet integritetin dhe stabilitetin e Maqedonisë, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, si dhe në interesin më të mirë të gjithë rajonit". Bashkëpunimi mes forcave politike shqiptareMaqedoni dhe forcave politike maqedonase, sipas Kryeministrit Berisha, "është shumë i rëndësishëm për zbatimin e Marrveshjes së Ohrit. Ai vlerësoi se "Marrëveshja e Ohrit është shumë pozitive dhe një dokument shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët të Maqedonisë, pasi sanksionon të drejtat e shqiptarëve". Ndërsa, kryetari i Partisë Demokracia e Re në Maqedoni, Imer Selmani vlerësoi zhvillimet pozitive në rrugën e reformave në Shqipëri./m.m//n.m/
KOMENTE