English

Berisha me ministrin serb: Kapitull i ri bashkëpunimi mes dy vendeve

Tiranë, 31 maj, NOA – Vizita e ministri të Energjetikës dhe Minierave të Serbisë, Petar Skundriç, është cilësuar nga Kryeministri Sali Berisha si “hapja e një kapitulli të ri të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë është në interesin më të mirë të qytetarëve të këtyre dy vendeve”.

Në takimin e zhvilluar sot me ministrin serb, kreu i qeverisë vlerësoi se investitorët serb janë të ftuar të investojnë në fushën e energjetikës në vend.

“Zhvillimi dhe liberalizimi i tregut të energjisë, përbën një ndër prioritetet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare. Investitorët serb mund të gjejnë me interes të investojnë në Shqipëri edhe në burime alternative të energjisë, si të erës apo qymyrit, në kushtet e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e biznesit dhe të një rritje të qëndrueshme ekonomike”, u shpreh Kryeministri Berisha..

Ministri Petar Skundriç mbështeti idenë se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve kontribuon në përfitime reciproke për të dy vendet. Ai theksoi që qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk duhet të pengojë zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ekonomike dhe se vizita e sotme shënon vetëm fillimin për një bashkëpunim rajonal në fushën ekonomike, njofton zyra e shtypit të Kryeministrisë.

m.xh/NOA

KOMENTE