English

Cisjordani - Flotilja: Abas Dënon Masakrën Dhe Shpall Tri Ditë Zie

RAMALLAH, 31 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti i Autoritetit palestinez Mahmud Abas e dënoi sot sulmin e përgjakshëm izraelit kundër flotiljes ndërkombëtare të nisur për në gaza, duke e quajtur "masakër" dhe shpalli tri ditë zie në territoret palestineze. "Kjo është një masakër që ne e dënojmë", deklaroi Abas në një deklaratë në televizionin palestinez. Në mbrëmje, udhëheqja palestineze kërkoi që përgjegjësit e krimit të piraterisë barbare" israelite të dërgohen përpara drejtësisë ndërkombëtare si "kriminelë lufte", në një komunikatë transmetuar pas një mbledhjeje urgjente të kryesuar nga Abas në Ramallah në Cisjordani. Kreu i qeverisë së dalë nga lëvizja islamike Hamas në Gaza, Ismaïl Haniyeh, i kërkoi në mëngjes "Autoritetit palestinez të ndërpresë bisedimet e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta me Izraelin, për shkak të këtij krimi". Izraeli dhe Autoriteti palestinez kanë filluar që më 9 maj bisedime jo të drejtpërdrejta me ndërmjetësimin e të dërguarit amerikan George Mitchell. /I.Pu.
KOMENTE