English

Clinton-Ashton: Integrimi I Ballkanit Një Test I Rëndësishëm Për Be-Në

SARAJEVË, 31 maj /ATSH-AFP/ - Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian përbën një test të rëndësishëm për Evropën që të bëhet një aktore botërore efikase, theksuan për një të përditshme boshnjake sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton së bashku me dy përfaqësues evropianë. ''Ballkani Perëndimor përbën një test të rëndësishëm për ambicien e BE-së për t'u bërë një aktore botërore efikase pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës'', nënvizoi Hillary Clinton, për të përditshmen ''Osloboxhenje'' së bashku me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe ministrin spanjoll të Punëve të Jashtme, Miguel Angel Moratinos. Spanja mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian deri në fund të muajit qershor. Teksti e përbashkët i tre zyrtarëve u publikua para një takimi të rëndësishëm BE-Ballkan, që do të zhvillohet të mërkurën në Sarajevë. Integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO përbën një nga sfidat e fundit të Evropës, shtuan tre zyrtarët. "Në Sarajevë, ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të rikonfirmojnë që Ballkani është në Evropë dhe ky rajon ka një perspektivë evropiane'', shtuan tre drejtuesit. ''Por, vendet e Ballkanit perëndimor duhet të përmbushin detyrat e tyre për të ecur përpara në zhvillimin e tyre'', theksuan tre zyrtarët./ /ec/ a.jor.
KOMENTE