English

Dështon dita e braktisjes së Facebook, ikin vetëm 32 mijë nga 500 milionë vetë

Kanada, 1 Qershor 2010 NOA - Deri më tani duhet thënë se ka qenë një përpjekje e kotë ajo për të hequr dorë përfundimisht nga Facebook. Gjithçka kishte të bënte me rregullat e privatësisë së këtij rrjeti shoqëror ku në bazë të tyre dita e fundit e majit, që sapo kaloi u konsiderua si nisma për të hequr dorë nga kjo faqe.

Duhet thënë se ka qenë një zhgënjim për dy organizatorët e kësaj fushate të cilët janë dy të rinj nga Kanadaja dhe arritën të mblidhnin vetëm pak më shumë se 32 mijë persona në sitin e tyre “QuitFacebookDay.com”, që është një numër tepër i vogël kundrejt 500 milionë personave, të cilët janë të regjistruar në këtë rrjet shoqëror.

Në SHBA në bazë të një sondazhi që është kryer në lidhje me ditën e heqjes dorë nga Facebook, rezultuan se vetëm 11 % e të intervistuarve ishin në dijeni të këtij fakti.

Tashmë janë listuar dhe motivet të cilat konsiderohet si më kryesoret për personat që kërkojnë të heqin dorë nga përdorimi i Facebook.

1. Privatësia dhe serioziteti i saj. Kështu me sa duket të dhënat e personave dhe privatësia jonë për tu parë në këtë rrjet shoqëror është tepër e lehtë dhe serioziteti i saj duket se nuk është tepër bindës për përdoruesit.

2. Një botë virtuale, jo e jona. Si shembull mund të merren fotot dhe videot të cilat ne i postojmë. Në fillim krijohet një përshtypje se ato janë të vizualizuara vetëm për personat që i postojnë por, në fakt kur një gjë e tillë zbatohet atëherë ajo bëhet dhe pronë e Facebook, ku e vetmja mundësi që diçka e tillë të mos ndodhë është fshirja e tyre nga vetë ne.

3. Thashethemet e pandalshme. Në qoftë se dikush komenton në profilin e një personi tjetër atëherë diçka e tillë shihet nga të gjithë dhe kjo nuk ndalon që dhe të tjerët të lënë komentin e tyre. Kështu thashethemet nuk kanë të mbaruar dhe gjithashtu janë të pandalshme.

4. Miqtë tradhtarë. Dhe ky motiv ka të bëjë me privatësinë ku në qoftë se një përdorues publikon një foto atëherë ajo do të mund të shihet dhe nga një mik i tij në Facebook dhe të bëhet pronë e tij. Kjo privatësi duhet të ishte e limituar sipas dëshirës së personit që e ka publikuar atë. Kjo pasi në qoftë se diçka e tillë ndodh atëherë dhe një person tjetër mund të etiketohet në atë foto dhe merr të drejtën për ta stampuar atë.

5. Të dhënat që merr motori i kërkimit të faqes. Edhe ky është një motiv i cili nuk pëlqehet nga përdoruesit e kësaj faqeje pasi kjo bënë të mundur që si emri ashtu dhe foto e profilit tonë regjistrohet në të dhënat e motorëve të kërkimit të Facebook dhe ruhen. Krahas saj janë dhe lista e shokëve tanë e cila mbetet e regjistruar në të.

Pak javë më parë, Unioni Evropian u shpreh kundër Facebook dhe kjo në lidhje me faktin e privatësisë dhe të nxjerrjes së të dhënave të personave të cilët janë përdorues të tij ku kjo pa asnjë konsensus.

Kjo protestë e UE erdhi nëpërmjet një letre në të cilën shkruheshin arsyet e kësaj mosmarrëveshjeje në lidhje me privatësinë e personave.

Sipas ekspertëve, Facebook nxjerr të dhënat e personave në profilin e tyre ku mund të shihen nga të gjithë ndërkohë që në bazë të një konsensusi ato nuk duhet të ishin të tilla.

Më herët, ishin autoritetet franceze ato që kërkuan survejim të festave të lajmëruara në Facebook.

r.b/NOA

Lexoni gjithashtu:

“Facebook”, shton kontrollin e të dhënave personale

Facebook, nga sot rubrika e të dhënave personale më e thjeshtuar

Ja të gjitha motivet për të hequr dorë nga Facebook

KOMENTE