Durrës: Mot Me Vranësira Të Ndërrueshme, Kushte Të Mira Detare
DURRËS, 31 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit sot do të mbizotëroje moti i paqëndrueshëm, me vranësira të ndërrueshme, ndërsa kushtet detare do të mundësojnë lundrimin pa probleme të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit.
Pas 24 orëve me mot të paqëndrueshëm ditën e hënë në rajonin detar të Durrësit rikthehet moti i mirë, ndërsa era do të fryjë e lehtë nga juglindja.
Sipas të njëjtave burime, tre tragetet e linjës Bari-Durrës që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, po ankorohen në kalatat përkatëse të portit.
Proçesi i ngarkimit dhe shkarkimit të anijeve me mallra dhe kontejnerë do të vijojë normalisht, falë kushteve të mira meteorologjike në rajonin e Durrësit, shtuan burimet e kapitenerisë.
Mbi 30 motopeshkatore të këtij sektori janë nisur përsëri për gjueti në zonën nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në atë të Bunës në veri, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit më të madh të vendit. /s.s./