English

Dyshohen për kanosje me armë, arrestohen dy shtetas në Pezë Helmës

Tiranë, 31 Maj, NOA – Pas kanosjes për motive të dobëta të një shtetasi zbulohet se në banesë mbanin edhe armë, arsyeja për të cilën edhe u arrestuan sot nga policia.

Artan Shaban Alushi, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Diamant Astrit Sulollari, 24 vjeç, banues në Pezë Helmës janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 5 të kryeqytetit, pasi dyshohen se në fshatin Pezë Helmës, kanë kërcënuar për motive të dobëta shtetasin Enver Ali Dorzi, 53 vjeç, banor i fshatit.

Kjo ka bërë që policia të ushtrojë një kontroll të detajuar në banesën e dy shtetasve ku u gjet një armë automatik model 56, me një 1 fishek në fole.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, të arrestuarit tashmë do të hetohen nga Prokuroria e Rrethit për veprën penale të kanosjes në bashkëpunim.

mit/NOA
KOMENTE