English

Ekon/Konsorciumet Për Garantimin E Financimeve, Risi Për Zhvillimin E Sme-Ve Në Shqipëri

-Bashkimi i Dhomave të Tregtisë Pulieze prezanton projektin e Konsorciumit për Garantimin e Financimeve- TIRANE, 31 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Krijimi i Konsorciumeve për Gantimin e Financimit të SME-ve në Shqipëri, vlerësohet si risia, që do të nxisë dhe mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit. Unioni i Dhomave të Tregtisë Pulieze dhe Shqiptare në takimin e organizuar sot në Tiranë prezantuan eksperiencën e konsorciumeve si faktorë të rëndësishëm në ndërmarrjen e transaksioneve bankare për SME-të. Drejtori i Kofartizanatit në Bari, Mario La Forgia, duke u ndalur në vështirësitë që hasin sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në përfitimin financiar nga ana e institucioneve bankare klasike, vlerësori rolin e Konsorciumeve në ofrimin e garancisë për bankat, me qëllim marrjen e kredive me kushte të favorshme nga sipërmarrjet e vogla. Sipas tij, mekanizmi i Konsorciumeve i shërben asaj pjese të biznesit që nuk ka akses te bankat. "Fondi i garancisë krijohet gjithmonë nga derdhjet e secilit ortak", tha ai. Ndërsa, Drejtori i Përgjithshmën i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Pulias, Luigi Triggiani u ndal në përparësinë që merr krijimi i Konsorciumit të Garantmit të Financimit për SME-të në kushtet pas krizës financiare ndërkombëtare, ku nevoja për rritjen e investimeve dhe teknologjisë bashkohore kërkon patjetër mbështetjen bankare. Në këtë konteks, vijoi ai, duke parë dhe interesin e përfaqësuesve të biznesit shqiptar pjesëmarrës në këtë takim, lind nevoja e përmirësimit të legjislacionit shqiptar sipas atij të Komunitetit Evropian mbi konsorciumet për t'i hapur rrugë krijimit për herë të parë në Shqipëri të Konsorciumeve për Gantimin e Financimit të SME-ve. "Objektivi i kësaj iniciative është intensifikimi i kooperimit dhe integrimi i ndërmarrjeve të vogla dhe shumë të vogla të rajonit të Mesdheut. Eshtë kjo një kërkesë që lind nga mungesa e forcës së këtyre ndëmarrjeve për të krijuar një sistem në këtë zonë, sidomos dhe mbi të gjitha, që t'i kundërvihet forcës së sektorëve prodhues të Lindjes së Largët"-tha Triggiani. Për kreun e Unionit të Dhomave të Tregtisë të Shqipërisë, Ilir Zhilla, ky draft- projekt nën partneritetin e ekspertëve italian do të nxisë bashkëpunimin e sipërmarrjeve midis dy vendeve si dhe do të zhvillojë biznesin sipas standarteve evropiane. Italia, vuri në dukje Zhilla, mbetet partneri kryesor i Shqipërisë jo vetëm në shkëmbimet tregtare, por dhe në investimet private. Kryesisht ndërmarrjet italiane dhe ato të përbashkëta me biznesin shqiptar, janë të shpërndara në në sektorin e ndërtimit, industrinë e tekstileve dhe këpucëve, tregtisë dhe të shërbimeve. Në këtë kontekst, theksoi ai, "bashkëpunimi për krijimin e konsorciumit do të ishte në interes dypalësh". Projekt-ideja për Konsorciumet në ndihmë të SME-ve synon të përgatisë dhe asistojë shoqatat e biznesit, përmes transmetimit të metodologjisë së punës dhe teknikave të zhvillimit të përdorura nga italianët, duke përforcuar kooperativat ekzistuese të garancisë, ose për të krijuar të tilla të reja./n.m/
KOMENTE