Ekon - Trichet: Zona Euro Duhet Të Formojë Një Federatë Buxhetore
PARIS, 31 maj /ATSH-MIA/ - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, në një intervistë ekskluzive për numrin e djeshëm të gazetës pariziane "Le Monde" bën një analizë të krizës aktuale në të cilën ndodhet monedha e përbashkët evropiane dhe njëkohësisht mbron programet e kursimit të paralajmëruar dhe angazhuar në disa vende evropiane.
Trichet i bën thirrje vendeve të eruozonës që të formojnë një federatë buxhetore./
a.jor.