English

Fëmija 10-muajsh i të dashurës ka temperaturë, ai e fut në frigorifer

Prince Eduard, 31 Maj, NOA - Një ngjarje e pazakontë ka tronditur publikun kanadez. Një foshnjë 10-muajshe është futur brenda në frigorifer, pasi kishte temperaturë, incident ky që ka ndodhur në ishullin Prince Eduard, provincë kanadeze.

Sipas gazetës lokale “Charlottetown Guardian”, Derrick Hardy, 21-vjeç, i dashuri i nënës së foshnjës, tani është duke u përballur me akuzën abuzim me fëmijën dhe neglizhencë.

Fatmirësisht, fëmija është shpëtuar nga e ëma e cila ka gjetur në rrobat e saj kube akulli dhe hamburger të ngrirë. Sipas gazetës kanadeze, fajtori është mbrojtur duke thënë se ai e kishte lënë të hapur derën e frigoriferit, por nëna ka raportuar se e ka gjetur atë të mbyllur.

I akuzuari pranon se nuk kishte përvojë me foshnja të sëmura dhe tha se fëmija ka qëndruar në frigorifer për rreth dyzet sekonda duke e vendosur aty vetëm për t’i ulur temperaturën, pasi kishte provuar ta nxjerrë dhe përjashta shtëpisë, por pa dobi.

Vajza është dërguar menjëherë në spital për t’u kuruar nga plagët e shkaktuara nga akulli mbi lëkurë.

Vajza i është besuar gjyshes së nënës. a.k/NOA

KOMENTE