English

Funksionimi i policisë në qendrat urbane, Vocaj takim në Lituani

Lituani, 31 maj, NOA - Mënyrat e reja të ushtrimit të aktivitetit të policisë në kryeqytetet europiane kanë qenë në qendër të takimit të zhvilluar në Lituani me drejtuesit e policive të kryeqyteteve të Europës.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe delegacioni i Policisë Shqiptare të kryesuar nga Drejtori i Policisë sw Tiranës, Tonin Vocaj dhe Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Agim Prodani.

Drejtuesit e policive shkëmbyen eksperiencat e vendeve të tyre, mbi programin e Policimit në Komunitet, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi sigurinë e përgjithshme të shoqërisë dhe të individit.

Nga të pranishmit u theksua se, në kryeqytet e Policive Europiane, kanë hedhur bazat për një mendim të përpunuar teorik, por edhe praktik, të çështjeve që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional dhe Policimin e bazuar në Komunitet, duke bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacione me policitë e vendeve respektive si dhe një dimensioni të ri për të trajtuar problemet që ka komuniteti.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, në konferencën e 32 –të Kryeqyteteve të Policive Europiane u synua arritja e zgjidhjes së problemeve në partneritet, si dhe shkëmbimi i informacionit, duke rritur kështu sigurinë në komunitet dhe cilësinë e jetës së qytetarëve europianë.

Një strategji efikase për Policimin në Komunitet, është krijimi i një mjedisi sa më të sigurt për shoqërinë europiane, nëpërmjet policimit me standardet më të larta të performancës, duke sjellë përmirësim në cilësinë e jetës së qytetarëve.

m.xh/NOA
KOMENTE