English

Gjenden në kufi 63 thasë kafeje kontrabandë

Pogradec, 31 Maj, NOA – Mëse 63 thasë me kafe, ku secili prej tyre peshonte 25 kg, janë gjendur në afërsi të fshatit Lin të Pogradecit nga forcat e policisë kufitare brenda një furgoni, ndërsa shoferi i tij është arratisur sapo i ka pikasur ato.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se kjo sasi kafeje transportohej kontrabandë, ndërsa furgoni mbante targën PG 5651 B.

Ai figuronte në pronësi të 46-vjeçarit Ramazan Hidri, lindur dhe banues në Pogradec, ndërsa ai tashmë është shpallur person në kërkim nga forcat policore, për ushtrim të veprës penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE