Gjermani, 1 Qershor 2010 NOA - Kontroll antidoping për tetë lojtarë të përfaqësueses Gjermane dhe kjo në prag të Botërorit, i cili do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.
Kanë qenë dy inspektorë, të cilët janë prezantuar në seancën stërvitore të Gjermanisë në “Adige”, duke i surprizuar lojtarët.
Shtatë prej futbollistëve ju nënshtruan një analize të zakonshme urine ndërsa njëri prej bëri një test gjaku. Lajmi u bë i ditur nga vetë Federata e Futbollit në Gjermani.
Kujtojmë se javën e kaluar të njëjtin test e kaluan dhe 14 lojtarë të tjerë të kësaj përfaqësueseje.
r.b/NOA