Gjermani - Merkel E Habitur Nga Dorëheqja E Presidentit
BERLIN, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh sot e "habitur" nga dorëheqja e presidentit të Republikës, Horst Koehler, duke theksuar "pakënaqësinë" e saj për vendimin e marrë nga presidenti konservator.
Merkel deklaroi se lajmin e kishte marrë nga vet Koehler, i cili i kishte telefonuar rreth mesditës, dhe se ishte përpjekur ta bindte për të qëndruar, por me sa duket pa sukses.
"Koehler ishte një këshilltar i çmuar për çështjet ekonomike dhe financiare", theksoi Merkel.
/e.v/