English

Gjermani - Të Paktën Tre Viktima Nga Rrëzimi I Një Avioni Të Nisur Nga Polonia

BERLIN, 31 maj /ATSH-AFP/ - Një avion turistësh, që vinte nga Polonia, u rrëzua sot në Bielefeld, rajon perëndimor i Gjermanisë dhe tre prej katër pasagjerëve kanë mbetur të vdekur, njoftoi policia lokale. Një zëdhënës i policisë që u pyet nga AFP-ja nuk mundi të konfirmonte nëse pasagjerët ishin me kombësi polake. Dy meshkuj dhe një femër kanë mbetur të vdekur, ndërkohë që pasagjeri i katërt, femër e cila ka marrë u plagos dhe ishte ne gjendje shumë të rëndë, është transportuar menjëherë drejt spitalit, sipas një deklarate të policisë lokale. Aeroplani u përplas në një rajon pyjor në afërsi të aerodromit të Bielefeld Windelsbleiche, për shkaqe ende të panjohura. Ndërkohë që u njoftua se ekipet e zjarrfikësve dhe policisë, si dhe hetuesit ndodhen ende në vendngjarje./ /i.p/
KOMENTE