English

Gjirokastër: Gjendet E Vetevarur Një 52 Vjeçare

GJIROKASTËR, 31 Maj/ATSH-T. Skuqi/ - Një 52 vjeçare është gjetur sot e vetevarur në shtëpinë e saj, bëjnë të ditur burime nga policia e Gjirokastrës. Sipas policisë, Sofia Asqeri, e cila u gjet pa jetë në katin e dytë të shtëpisë nga bashkëshorti dhe dajua i saj, ishte shtëpiake dhe e sëmurë prej disa vitesh nga depresioni. "Në trupin e viktimës nuk u gjetën shenja dhune. Mendojmë se 52 vjeçarja i ka dhënë fund jetës rreth orës 09:00", pohuan burimet zytare. Ky është rasti i katër gjatë këtij viti në qarkun e Gjirokastrës, që një shtetas i jep fund jetës duke u vetflijuar./ch/
KOMENTE