English

Gjykata, Vijojne Dëshmitë Ndaj "Bandës Se Durrësit"

TIRANË, 31 Maj/ATSH/. - Vijojnë dëshmitë ndaj të pandehurve të "Bandës së Durrësit", të cilët akuzohen për disa ngjarje të rënda kriminale, midis tyre, disa vrasje të ndodhura vite më parë, kryesisht në Durrës. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmoi sot në një seancë me dyer të mbyllura Flora Jaho, nëna e Valbona Jahos, e konsideruar si një nga bashkëpunetoret e drejtësisë në procesin kundër "Bandës së Durrësit". Sipas prokurorisë, Valbona Jaho dyshohet se është përdorur nga disa prej të pandehurve të kësaj bande për të futur në kurth një nga kundërshtarët e tyre, Marsel Sotirin, i vrarë me armë zjarri në 1998 në Durrës. Gjithashtu, Valbona Jaho mendohet se është shfrytëzuar për qellime prostitucioni në Itali nga anëtarët e dyshuar të "Bandës së Durrësit". Ndërkohë që detajet mbi dëshminë e Flora Jahos nuk bëhen të ditura për shkak të sekretit hetimor të çështjes. Të pandehur në kete proces janë 17 persona, të akuzuar si anëtarë të "Bandës së Durrësit", e cila pretendohet se kishte për drejtues të pandehurin Lulzim Berisha. Të dyshuarit si anëtarë të kësaj bande, të arrestuar në këto pese vitet e fundit nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria, akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, ndër të cilat, vrasje dhe trafiqe ilegale. /a.m//a.ke/
KOMENTE