English

I hyjnë fshehurazi në shtëpi, grabisin 10 mijë USD

Korçë, 31 Maj, NOA – Rreth 10 mijë dollarë amerikanë ka qenë bilanci i një vjedhje të kryer në shtëpinë e një personi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës, ndërsa autorët e saj ende nuk kanë mundur të identifikohen dhe të kapen nga forcat e policisë.

Ndërsa personi i dëmtuar nga kjo vjedhje mësohet se mban inicialet A.L. dhe është nga fshati i Bulgarecit.

Policia nga ana e saj, ka nisur çështjen penale pa autorë për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, ndërsa po vazhdon puna për identifikimn e autorëve dhe materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE