English

Iaea: Irani Zotëron Mbi 5.7 Kilogramë Uranium Të Pasuruar Në Nivele Të Larta

VJENË, 31 maj /ATSH-AFP/ - Irani ka prodhuar të paktën 5.7 kilogramë uranium të pasuruar në nivele të larta deri në fillim të muajit prill, material për të cilin Teherani ka deklaruar se është i destinuar për reaktorin e tij bërthamor të kërkimeve shkencore, sipas një dokumenti konfidencial të IAEA-së, një kopje e të cilit u sigurua nga AFP. "Në datën 7 prill të vitit 2010, Irani ka përftuar 5.7 kilogramë uranium (UF6) nga kaskada e parë e impiantit të tij të pasurimit të uraniumit në Natanz'', thuhej në dokumentin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIEA). "Sipas Iranit materiali UF6 u pasurua në 19.7 për qind'', thuhej në dokument. Sipas një diplomati të lartë, i cili është në dijeni të hetimeve të zhvilluara nga agjencia e OKB-së në Republikën Islamike, sasia a uraniumit të pasuruar në nivele të larta që zotëron Irani aktualisht është shumë më e lartë. "Sasia prej 5.7 kilogramësh ishte në fillim të muajit prill. Por, Irani ka vazhduar prodhimin e tij dhe rrjedhimisht tani zotëron më tepër", deklaroi diplomati pa bërë publik identitetin e tij./ /i.p/
KOMENTE