English

Ikin 15 lojtarë nga ekipi, Juventus mendon për Krasiç

Torino, 1 Qershor 2010 NOA - Në qoftë se është e vërtetë se nga skuadra e Juventusit priten të largohen 15 lojtarë, atëherë në këtë skuadrën dhe lista e atyre që do të vijnë do të jetë e gjatë.

Krahas shumë emrave që janë folur këtë periudhë një tjetër i tillë shtohet në klubin bardhë e zinjve dhe bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin e Cskas, Milos Krasiç.

Për të siguruar shërbimet e tij, Marotta është në bisedime me klubin rus dhe për të arritur një akord, drejtuesit bardhë e zinj, duhet të ofrojnë një shifër prej 15 milionë eurosh, pasi kjo është vlera e përcaktuar për Krasiç.

Një tjetër objektiv por, për mbrojtjen e krahun është dhe lojtari i Lazios, Stephan Lichtsteiner, vlera e të cilit është rreth 8 milionë euro.

r.b/NOA

KOMENTE