Nju Jork, 31 Maj, NOA – Incidenti i ndodhur sot në Lindjen e Mesme, ku komandot izraelite hapën zjarr ndaj flotës së anijeve që transportonte ndihma humanitare për në Rripin e Gazës, ka mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ka qenë ambasadori i Libanit, vendit që kryeson Këshillin, i cili e thirri mbledhjen për të diskutuar sulmin e izraelitëve ndaj gjashtë anijeve që lundronin drejt Gazës.
Ndërkaq, protesta të fuqishme ndërkombëtare po bëhen për shkak të ndërhyrjes së komandove izraelite.
Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon tha se është “i shokuar” nga sulmi.
Ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Uilliam Barton shprehu "keqardhje të thellë" për humbjen e jetëve.
n.e/NOA