Manastir, 31 Maj, NOA – Çështja e integrimit të vendeve të Evropës Juglindore në NATO do të diskutohet në një konferencë të posaçme që zhvillohet ditën e sotme në Manastir të Maqedonisë.
Sipas organizatorëve të këtij evenimenti, temë e konferencës do të jetë rëndësia e integrimit të vendeve të rajonit në NATO dhe perspektiva rajonale.
Bëhet me dijeni se në konferencë po marrin pjesë ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Turqisë, por edhe zyrtarë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, të Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, por Kosova nuk është llogaritur si pjesëmarrëse.
n.e/NOA