Iraku Dekalron Arrestimin E Kreut Të Al-Kaidës Në Bagdad
BAGDAD, 31 maj /ATSH-AFP/ - Autoritet irakiane njoftuan sot arrestimin e kreut ushtarak të al-Kaidës në Bagdad, i cili akuzohet për planifikimin e sulmeve kundër hoteleve dhe disa ambasadave gjatë muajit janar dhe prill.
"Forcat irakiane dhe shërbimet sekrete arritën të arrestonin dy drejtues të ''Shtetit Islamik'' në Irak, dega irakiane e al-Kaidës'', deklaroi sot një zëdhënës i komandës ushtarake të Bagdadit, gjenerali Qassem Atta gjatë një konference për shtyp.
Atta deklaroi se njëri prej dy të arrestuarve ishte Abbas Najem Abdallah Mohammed al-Jawari, i njohur gjithashtu si Abou Abdallah, 26 vjeç.
"Ai është zyrtar ushtarak i 'Shtetit Islamik' në Irak", deklaroi Atta, i cili theksoi se ai ishte arrestuat më 16 prill, dy ditë para një sulmi kundër dy prej krerëve të lartë të al-Kaidës në Irak.
Shefi i al-Kaidës në Irak, Abou Omar al-Bagdadi, dhe kreu ushtarak Abou Ayyoub al-Masri mbetën të vdekur më 18 prill nga një operacion i përbashkët irako-amerikan./
/i.p/