Gaza, 31 Maj, NOA – Një sulm i rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në zonën e Lindjes së Mesme, duke përkeqësuar edhe më tepër raportet mes Izraelit dhe Palestinës.
Kështu, bëhet me dije se anijet luftarake izraelite kanë sulmuar flotën me anije ndërkombëtare, e cila ishte e pajisur me furnizime për palestinezët në Rripin e Gazës. Mediat po nisin të raportojnë se të vdekurit e shkaktuar nga ky incident janë 15, ndërsa mësohet se janë rreth 30 të plagosur.
Konfirmohet se gjashtë anijet e flotës me qindra aktivistë ishin nisur të dielën nga Qiproja dhe kishin vazhduar rrugën për në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli kishte kërcënuar vazhdimisht se anijet do të ndalohen në rast nevoje me dhunë.
Në bord ishin rreth 10.000 tonë mallra, në mesin e të cilave materiale për shtëpi si dhe 500 karrige me rrota për invalidë si dhe pajisje të tjera mjekësore.
n.e/NOA