Prishtinë, 31 Maj 2010 NOA – Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nesrin Lushta, jep dorëheqje të parevokueshme, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. “Kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta, zhvilloi sot një takim me anëtarët e KQZ-së, ku edhe i informoi se jep dorëheqje nga posti i kryetares për shkaqe shëndetësore”, - i thanë NOA-s, burime zyrtare nga KQZ.
Ende nuk është e qartë pse Lushta u largua nga ky post, ndërkohë që para pak muajsh ajo ishte zgjedhur edhe si anëtare e Gjykatës Supreme me një dekret të firmosur nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
a.b/NOA