English

Jep papritur dorëheqje të parevokueshme Presidenti i Gjermanisë

Berlin, 31 Maj 2010 NOA Update - Presidenti i Gjermanisë Horst Kohler shpalli sot dorëheqjen e tij, duke thënë se vendimi hyn në fuqi menjëherë. Mediat gjermane spekulojnë se Presidenti Köhler dha dorëheqjen nga posti për arsye të deklaratave të tij të diskutueshme mbi Afganistanin. Radio Dojçe Vele citon se gjatë leximit të deklaratës së shkurtër presidenti i kishte sytë me lotë dhe atij i iku pjesërisht zëri.

Akuza se ai kishte përkrahur angazhime antikushtetuese të ushtrisë gjermane për të siguruar interesat ekonomike është tërësisht e papërligjur, tha Köhler të hënën në Berlin. Sipas presidentit, këtu mungon respekti i domosdoshëm kundrejt postit më të lartë shtetëror. Köhler u rizgjodh para një viti edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. "Ishte nder për mua t'i shërbeja Gjermanisë si president" tha Köhler i prekur.

Radio Evropa e Lirë thekson se hapi i pasoi kritikat ndaj komenteve të fundit të tij lidhur me misionin e Gjermanisë në Afganistan. Pas një vizite në Afganistan, Kohler kishte deklaruar se opinioni gjerman dalë nga dalë po e kupton idenë se Gjermania duhet të përgatitet për t’i përdorur forcat ushtarake jashtë vendit. Ai tha se veprimi i tillë do të ishte i paimagjinueshëm për të mbrojtur interesat gjermane, siç janë “rrugët e tregut të lirë” apo për të parandaluar jostabilitetin rajonal. Kritikët e akuzuan Kohlerin se mbështet diplomacinë e armëve.

KOMENTE