English

Kesh: Në Qershor Do Të Shiten Rreth 363.600 Mwh Energji Elektrike

-Zhvillohet tenderi për eksportin e energjisë. Fituese shpallen 8 kompani- TIRANE 31 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të eksportojë gjatë muajit qershor një sasi energjie prej 363.600 MWh, me një vlerë monetare mbi 14.8 milionë euro. Sipas burimeve zyrtare të KESH-it, nga ana e Korporatës u bë një vlerësim dhe kualifikim i ofertave të bëra nga shoqëritë. "Pas kësaj kanë filluar negociatat dhe në përfundim të këtyre negocimeve KESH sh.a., ka shpallur fitues shoqëritë "EFT", Zvicër, "Ezpada", Ceki. "Rudnap", Serbi, "Re Trading Cee", Ceki, "GSA shpk", Shqipëri, "HSE Ballkan d.o.o", Serbi, "Cez Trade Albania", Shqipëri, dhe "Cez As" Ceki", thanë burimet e KESH-it. Burimet bënë të ditur se do të jenë këto shoqëri, që do të bëjnë lëvrimin e energjisë në tre drejtime: Greqi, Mali i Zi dhe Serbi. Periudha kur do të bëhet shitja e kësaj energjie është 1-mujore dhe fillon nga 1 qershor deri në fund të tij, thanë burimet e KESH-it./n.m/
KOMENTE