English

Kinë, mënyrë e re për një udhëtim komod me autobus

Pekin, 31 maj, NOA - “Longxiang Public Bus Company”, një kompani autobusësh në Kinë, ka nisur një fushatë të re të quajtur "Udhëtim i sigurt".

Kjo kompani ka instaluar pranë vendit të shoferit një enë të madhe me ujë brenda për ta mbajtur të prehtë atë gjatë drejtimit të mjetit.

Sipas “Morning Post Xiaoxiang”, kompania kërkon që shoferi të drejtojë mjetin me delikatesë pa derdhur ujin nga kontenieri deri sa të arrijë në destinacion.

Kompania paralajmëron se shoferët do të filmohen vazhdimisht me kamera për t’u siguruar se ena është e mbushur me ujë nga shoferi.

"Pasagjerët shpesh ankohen për ngarje agresive të mjetit nga ana e shoferëve, frenim të keq dhe kthesa të marra me shpejtësi të madhe duke e bërë udhëtimin të pakëndshëm. Tani shoferët me këta kontejnerë do të mendojnë dy herë përpara se të bëjnë një manovër të ashpër", tha një zëdhënës i kompanisë.

a.k/NOA

KOMENTE