Kolumbi - Zgjedhjet Presidenciale Mbyllen Me Balotazh Mes Santos Dhe Mockus
BOGOTA', 31 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti i ri i Kolumbisë do të zgjidhet me balotazh, caktuar më 20 qershor, pasi turi i parë i zgjedhjeve të djeshme presidenciale në vendin latinoamerikan nuk nxorri asnjë fitues.
Kandidati konservator, Juan Manuel Santos arriti të fitojë mbi rivalin e tij, të gjelbërin e moderuar Antanas Mockus, por nuk arriti të marrë mbi 50 për qind të votave.
Santos fitoi 46,58 për qind të votave ndërsa Mockus 21,47 të tyre./
a.jor.