English

Koment - Doktrina E Re Amerikane E Sigurisë

- Marrë nga gazeta italiane ''Corriere della sera'' - TIRANE, 31 maj /ATSH/ - Aspiratat dhe faktet. Mund të jetë ky nëntitulli i doktrinës së re për sigurinë amerikane. Bashkëpunëtorët e presidentit Barak Obama kërkojnë të distancohen nga dogma e paraardhësit Xhorxh W. Bush. Në veçanti theksojnë se Shtetet e Bashkuara nuk janë një kundërshtar i Islamit dhe kërkojnë një afrim shumëpalësh. Por Obama i shoqëron premtimet me kundërmasa që në fund të fundit nuk janë shumë të ndryshme nga ato të së kaluarës. Shtëpia e Bardhë nuk e dëshiron termin "luftë terrorizmit", por megjithatë është e padiskutueshme që po e bën një gjë të tillë. Sot Iraku peshon më pak, por ushtarët vazhdojnë t'i ndjekin armiqtë në Afganistan, Somali dhe Jemen. Guantanamo mbetet, përkohësisht, i hapur dhe përgjigja duhet kalibruar më pas për të reaguar ndaj sfidës së re: kërcënimi i ekstremistëve që kanë lindur brenda vendit, protagonistë të një numri rekord tentativash për sulme terroriste. Koha kushtuar negociatave me të këqinjtë (Irani, Koreja e Veriut) nuk do të thotë se kanë hequr dorë. Mbetet problemi për të ecur në të njëjtin binar drejt dy çështjeve të ndryshme. Për të parën ka shumë nxitje liberale, të mbështetura nga një maxhorancë e fortë. Për të dytën ka lindur nevoja për të mbajtur një sistem sigurie që ndonjëherë oshtin. Sulmet e dështuara të linjës ajrore Northwest dhe Times Square kanë dëshmuar se çfarë kanë ndër mend terroristët. I cilësojnë "komplote të vogla" por janë të tilla që mund të shkaktojnë pasoja të rënda. Ja pse Obama duhet të celebrojë martesën e vështirë ndërmjet aspiratave dhe fakteve. Amerika nuk mund të çarmatoset. /e.v/
KOMENTE