Tiranë, 31 maj, NOA - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), ka bërë një kallëzim penal kundër gazetarit Kastriot Myftaraj.
Lajmi konfirmohet nga një deklaratë për mediat e KMSH-së. Akuzat ndaj gazetarit janë; “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”; “thirrje për urrejtje nacionale”, si dhe “përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik”.
KMSH i referohet shkrimeve të botuara në mënyrë periodike në një të përditshme nga gazetari Myftaraj.
Sipas padisë që është depozituar nga KMSH-ja në deklaratën zyrtare, Z. Kastriot Myftaraj me anë të dy artikujve, “Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës” dhe “Një formulë për matjen e shkallës së rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosovë”.
“ka nxitur urrejtjen dhe grindjen fetare ndërmjet popullsisë shqiptare duke përhapur dhe botuar shkrimet e tij, gjë e cila vërtetohet në shkrimin e tij ku nënvizojmë”
Sipas KMSH-së, me anë të shkrimeve te tij, Kastriot Myftaraj përhap informata të rreme, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.
Kallëzimi penal ndaj gazetarit Myftaraj është firmosur nga kryetari i KMSH-së Haxhi Selim Muça.
Argumentimi ligjor i KMSH-së, shkon më taj duke nëvizuar shkrimit e gazetarit, ku sipas padisë, “bënë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë që besojnë në fenë myslimane, duke i fyer ose shpifur për to dhe përfaqësuesit e tyre, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre”.
KMSH vlerëson se fakti që “brenda ditëve të njëpasnjëshme, autori Myftaraj ka shkruar artikuj që sulmojnë besimtarët myslimanë, përfaqësuesit e Komunitetit të tyre dhe simbolet e fesë islame, tregon për një fushatë shpifëse-denigruese-kriminale-urrejtjenxitëse, e cila bie ndesh me legjislacionin penal në fuqi në Republikën e Shqipërisë.”
m.xh/NOA