Kosovë -Thaçi Përgëzon Kreyeministrin E Sapozgjedhur Të Hungarisë, Viktor Orban
PRISHTINË, 31 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzoi sot kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë, Viktor Orbán.
Në një telegram urimi drejtuar z. Orban Kryeministri Thaçi shpreh bindjen dhe besimin se "Qeveria e Hungarisë, nën drejtimin tuaj, do ta çojë vendin drejt prosperitetit dhe zhvillimit të gjithëanshëm".
Ndërkohë, Kryeministri vlerëson në këtë telegram urimi se "Hungaria është një ndër vendet mike dhe mbështetëse të Kosovës" dhe në këtë kontekst shpreh falënderimin e tij "për përkrahjen që vendi juaj i ka dhënë Kosovës, para dhe pas shpalljes së pavarësisë".
Kryeministri Thaçi siguron se "Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit me Hungarinë". /s.s./