Lindje E Mesme - Abbas Dënon Masakrën Kundër Flotiljes Dhe Dekreton Tre Ditë Zi Kombëtare
RAMALLAH, 31 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas dënoi sot sulmin kundër flotiljes ndërkombëtare nisur drejt Rripit të Gazës, duke e cilësuar këtë veprim si masakër dhe dekretoi tre ditë zi kombëtare në territorin palestinez.
"Ne e konsiderojmë këtë ngjarje si një masakër që e dënojmë me forcë'', theksoi Abbas në një deklaratë për televizionin palestinez duke dekretuar tre ditë zi kombëtare në territoret palestineze.
"Ne do të marrim vendime të vështira sot në mbrëmje'', konfirmoi ai./
/ec/ a.jor.