English

Lindje E Mesme - Erdogan: Ky Është Terrorizëm Shtetëror

ANKARA, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Sulmi i ushtrisë izraelite kundër flotiljes me pasagjerë dhe ndihma humanitare për palestinezët e Gazës dhe që shkaktoi disa viktima ndër to edhe turke, "është një akt terrorizmi shtetëror", deklaroi sot kryeministri turk Tayyip Erdogan, gjatë kthimit në atdhe nga Amerika Jugore ku ndodhej për vizita zyrtare në disa vende. "Këto anije transportonin vetëm ndihma humanitare, në bord kishte aktivistë të paqes që vijnë nga 32 vende të botës. Qeveria jonë po i ndjek me kujdes zhvillimet e situatës dhe për momentin kemi thërritur ambasadorin tonë në Tel Aviv", shtoi Erdogan. Kryeministri turk i kërkoi shtetit hebre dorëzimin e menjëhershëm të qytetarëve turq që ishin pjesë e flotiljes detare dhe garantoi se "qytetarët tanë hebrenj janë nën mbrojtjen tonë". /e.v/
KOMENTE