Lindje E Mesme - Flotilja - Be Kërkon Hetim Të Plotë Nga Autoritetet Izraelite
BRUKSEL, 31 maj /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian i kërkoi sot autoriteteve izraelite një hetim të plotë mbi rethanat e sulmit të tyre kundër flotiljes propalestineze me ndihma dhe rikonfirmoi kërkesën për hapje të pakushtëzuar të Rripit të Gazës për ndihma humanitare dhe tregti.
''Shefja e diplomacisë së BE, Catherine Ashton i kërkoi Izraelit një hetim të plotë mbi rethanat e këtij sulmi'', theksoi një nga zëdhënëset e saj.
''Më shumë se 10 pasagjerë u vranë kur komando izraelite ka hapur zjarr kundër flotiljes ndërkombëtare propalestineze që ishte nisur drejt Rripit të Gazës'', njoftoi ushtria izraelite.
Ashton theksoi se për ''Bashkimin Evropian mbyllja e Rripit të Gazës është e papranueshme dhe politikisht kundër produktive".
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme kërkoi t'i jepet fund bllokimit duke bërë thirrje për autorizim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të ndihmave humanitare, të tregtisë së mallrave dhe lëvizjen e personave në Gaza./
/ec/ a.jor