Lindje E Mesme - Flotilja - Hamas Kërkon Ndërhyrjen E Lidhjes Arabe
GAZA, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Një ndërhyrje u kërkua sot nga ana e Lidhjes Arabe gjatë një diskutimi publik të shefit të Hamasit në Gaza, Ismail Haniyeh, pas sulmeve të përgjakshme kundër 'Flotiljes Ong' që po dërgonte ndihma ndërkombëtare për Gazën.
Haniyeh u kërkoi gjithashtu palestinezëve që të protestonin kundër operacionit izraelit si edhe i bëri apel Organizatës për Çlirimin e Palestinës që të abandononte negociatat e paqes me Izraelin./ a.jor.