Lindje E Mesme - Flotilja - Manifestime Dhe Incidente Në Athinë
ATHINË, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Dy mijë persona manifestuan mbrëmjen e sotme para ambasadës izraelite në Athinë me sloganin "Gaza e Lirë". Policia u desh të ndërhynte edhe me gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup të vogël ekstremistësh.
Manifestimi u organizua nga koalicioni i të majtës radikale "Zyriza" për të denoncuar sulmin izraelit kundër flotiljes humanitare drejt Gazës.
Në manifestim mori pjesë edhe e majta ekstraparlamentare, OJQ-të propalestineze dhe lëvizja anarkiste.
Manifestime janë zhvilluar edhe në Selanik, Patra, Janinë, Larisa, Volos dhe Hania.
/e.v/