English

Lindje E Mesme - Frattini: Izraeli Bëri Një Gabim Të Rëndë

ROMË, 31 maj /ATSH-ANSA/ - "Miqësia është një privilegj dhe një përgjegjësi. Privilegji për t'u dëgjuar, përgjegjësia për të thënë atë që mendon, pa u fshehur: pra mund të them se miqtë e Izraelit sot bënë një gabim të rëndë i cili duhet menjëherë të ndreqet", thuhet në një notë të postuar në faqen personale në Facebook nga ministri italian i Jashtëm, Franco Frattini, i cili thekson se "demokracia izraelite duhet të japë sot një përgjigje të qartë në mënyrë që të vazhdojë të jetë unike dhe e besueshme në tryezën e paqes me Autoritetin palestinez". "Protestat, edhe ato më të bezdisshmet, edhe ato të më të ashprat, nuk luftohen me armë, nuk vlejnë sa çmimi i jetës", vazhdon Frattini duke theksuar se "Izraeli duhet t'i japë shpjegime komunitetit ndërkombëtar. /e.v/
KOMENTE