Lindje E Mesme - Hamas Kërkon Manifestime Para Ambasadave Izraelite Për Sulmin Kundër Flotiljes
RRIPI I GAZËS, 31 maj /ATSH-AFP/ - Lëvizja islamike palestineze e Hamasit i kërkoi arabëve dhe myslimanëve zhvillimin e një manifestimi para ambasadave të Izraelit pas sulmit nga komanda izraelite kundër flotiljes ndërkombëtare nisur drejt Rripit të Gazës.
"Ne i bëjmë thirrje të gjithë arabëve dhe myslimanëve të manifestojnë para ambasadave sioniste në mbarë botën'', deklaroi një zëdhënës i Hamasit në Gaza, Sami Abou Zouhri.
Kryeministri i Hamasit në Rripin e Gazës, Ismail Haniyeh denoncoi një sulm barbar kundër flotiljes ndërkombëtare, sipas një komunikate.
Haniyeh u kërkoi Kombeve të Bashkuara të mbrojnë aktivistët propalestinezë në bordin e flotiljes./
/ec/ a.jor.