Lindje E Mesme - Madridi Thërret Ambasadorin Izraelit Për Shpjegime Lidhur Me Sulmin
MADRID, 31 maj /ATSH-AFP/ - Spanja që siguron presidencën e radhës së Bashkimit Evropian e cilësoi të papranueshëm sulmin e ushtrisë izraelite kundër flotiljes për në Gaza dhe thirri ambasadorin izraelit për të dhënë shjegime lidhur me këtë sulm, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.
''Ambasadori izraelit në Madrid u thirr për t'i kërkuar shpjegime de do të pritet nga shefi i kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Miguel Angel Moratinos'', shtoi i njëjti burim.
''Spanja që do të mbajë deri në fund të muajit qershor presidencën e radhës së Bashkimit Evropian e cilëson të papranueshëm këtë sulm'', sipas Ministrisë spanjolle të Punëve të Jashtme./
/ec/ a.jor.