English

Lindje E Mesme - Nato: Të Martën Mbledhje E Jashtëzakonshme

BRUKSEL, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Nesër do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e NATO-s, në nivel ambasadorësh, për të diskutuar mbi sulmin izraelit kundër flotës së anijeve me ndihma humanitare drejt Gazës, njoftoi pak më parë zëdhënësi i Aleancës atlantike. Mbledhjen e NATO-s e ka kërkuar kryeministri turk Tayyip Erdogan. Në një notë, NATO shprehet "thellësisht e prekur nga humbja e jetëve njerëzore në këtë incident". Aleanca kërkon që të zbulohen menjëherë faktet dhe të zbardhet gjithçka çfarë ka ndodhur. /e.v/
KOMENTE