English

Lindje E Mesme - Netanjahu: Ushtarët Tanë U Sulmuan Nga Anija E Gjashtë

NJU JORK, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi sot se forcat e armatosura të Izraelit i kanë kontrolluar paqësisht pesë anijet e flotës me ndihma humanitare që ishin drejtuar për në Gaza, "por anija e gjashtë, me e madhja dhe me qindra persona në bord, nuk bashkëpunoi dhe i sulmoi ushtarët e parë që hipën në bord". Netanjahu i bëri këto deklarata gjatë një bisedimi me gazetarët në Otava, në prag të një takimi me kryeministrin kanadez Stephen Harper. "Ushtarët tanë u sulmuan, u rrahën dhe ka lajme edhe për të shtëna armësh. Ushtarët tanë duhet të mbroheshin, të mbronin jetët e tyre, përndryshe do të vriteshin", deklaroi Netanjahu. /e.v/
KOMENTE