English

Lindje E Mesme - Policia Izraelite Arreston Dhjetëra Aktivistë

JERUSALEM, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Disa dhjetëra aktivistë që ndodheshin në anijet e flotës që u sulmua nga marina izraelite janë arrestuar menjëherë pas mbërritjes në Izrael, njofton e përditshmja Haaretz në botimin e saj elektronik. Gazeta thekson se aktualisht mbahen nën arrest 32 aktivistë. Izraeli njoftoi se i kishte dëbuar rreth 700 aktivistët dhe se kishte arrestuar ata që "kanë refuzuar të bashkëpunojnë me forcat e rendit dhe nuk kanë pranuar të largohen nga vendi". Sipas Haaretz, 16 prej të arrestuarve kanë refuzuar të identifikohen. /e.v/
KOMENTE