Lindje E Mesme - Policia Izraelite Rrit Nivelin E Alarmit Pas Përplasjeve Me Armë Në Flotiljen Për Gazën
JERUSALEM, 31 maj /ATSH-AFP/ - Policia izraelite rriti sot nivelin e alarmit në Izrael për t'i bërë ballë mosmarrëveshjeve të mundshme mes arabëve izraelitë pas përplasjeve me armë në flotiljen me aktivistë propalestineze nisur me ndihma drejt Rripit të Gazës, njoftoi një zëdhënës i policisë.
"Ne kemi rritur nivelin e alarmit në territorin kombëtar për t'i bërë ballë mosmarrëveshjeve të mundshme'', konfirmoi zëdhënësi i policisë, Micky Rosenfeld.
Policia ka nisur të vendosë përforcime në Jerusalem, Jaffa pranë Tel-Avivit dhe në Galile, sipas radios publike.
Bëhet fjalë për rajone ku popullsia arabe ka numrin më të madh.
Ministri izraelit i Industrisë dhe Tregtisë, Ben Eliezer u kishte kërkuar arabëve të regonin në mënyrë të arsyeshme./
/ec/ a.jor.