Lindje E Mesme - Shba Shpreh Keqardhje Për Të Vrarët Nga Sulmi Kundër Flotiljes
UASHINGTON, 31 maj /ATSH-AFP/ - SHBA-ja shprehu keqardhje për të vrarët pas sulmit izraelit kundër flotiljes propalestineze nisur drejt Rripit të Gazës, por ajo kërkon të njohë rrethanat e tragjedisë, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.
"SHBA-ja shpreh keqardhjen e thellë për të vdekurit dhe të plagosurit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie'', theksoi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, William Burton.
Ky është reagimi i parë zyrtar amerikan pas sulmit nga komando izraelite kundër një prej anijeve të flotiljes ndërkombëtare.
Sipas një televizioni izraelit, rreth 19 pasagjerë të flotiljes janë vrarë dhe 36 të tjerë janë plagosur në këtë sulm./
/ec/ a.jor.