Spanjë, 1 Qershor 2010 NOA - Sulmuesi brazilian i Seviljas Luis Fabiano është kthyer sërish në objektivat kryesore të ekipit të Milanit. Me sa është bërë e ditur nga shtypi spanjoll lojtari në fjalë është i gatshëm për të ndryshuar skuadër dhe në një situatë të tillë ekipi i kuq e zinjve është i gatshëm të bëjë një ofertë reale në drejtim të tij.
Për shkak të moshës së Luis Fabianos, tashmë 30 vjeç vlera e tij ka rënë nga 19 në 10 milionë euro dhe duhet thënë se ky është një lajm tepër i gëzueshëm për drejtuesit e Milanit.
Në rast të një akordi të mundshëm të Fabianos me Milanin atëherë ai do të luante në sulm përkrah dy bashkatdhetarëve të tjerë të tij, Ronaldinho dhe Pato.
r.b/NOA