English

Maqedoni - Konferencë Rajonale Për Integrimet Në Nato Të Evropës Juglindore

MANASTIR, 31 maj /ATSH-MIA/ - Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë fillon sot në Manastir konferencën rajonale dyditore për integrimet në NATO të vendeve nga Evropa Juglindore. Ftesës së ministrit maqedonas të Mbrojtjes, Zoran Konjanovski iu përgjigjën homologët e tij nga Shqipëria, Arben Imami, nga Kroacia, Branko Vukeliç, nga Sllovenia, Ljubica Jelushiç dhe nga Turqia, Vexhdi Gonul, drejtori i qendrës rajonale për bashkëpunim të sigurtë RAKVIAK, ambasadori Nikola Todorçevski si dhe zëvendësministrat e mbrojtjes nga Bosnje-Hercegovina, Marine Pendesh, nga Mali i Zi, Drashko Jovanoviç dhe sekretari shtetëror i Ministrisë serbe të Mbrojtjes, Zoran Jeftiç. "Ndonjëherë ndodh që integrimet euroatlantike të hasin në pengesa, por megjithatë të gjitha drejtimet konvergojnë në një drejtim kryesor, i cili është i kahëzuar drejt integrimit të tërësishëm euroatlantik të rajonit", theksoi ministri maqedonas i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski në pritjen e djeshme që u mbajt në lokalitetin antik Herakleja Linkestis./ a.jor.
KOMENTE