English

Ministri Turk: Izraeli Të Lirojë Aktivistët Që Po Mban Peng

ROMË, 31 maj /ATSH-ANSA/ - "Qytetarët tanë po mbahen peng në Izrael dhe qeveria izraelite duhet t'i lirojë menjëherë dhe të kërkojë falje", deklaroi pak më parë ministri turk për Punët Evropiane, Egemen Bagis, gjatë një vizite në Itali. "Ajo çfarë ka ndodhur është e papranueshme. Bota duhet të bashkohet me indinjimin tonë", shtoi Bagis gjatë një fjalimi në Universitetin Luiss. Ministri turk kujtoi se sulmi i sotëm "kundër një anije civile turke që transportonte ndihma humanitare në Gaza nga ushtarët e armatosur izraelitë në ujëra ndërkombëtare". "Kjo është e paligjshme, e gabuar dhe duhet të dënohet nga të gjitha kombet e botës", shtoi ministri. /e.v/
KOMENTE