English

Ministria e Jashtme shpreh shqetësimin për zhvillimet në Lindjen e Mesme

Tiranë, 31 Maj 2010 NOA - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme ku gjashtë anije me aktivistë ndërkombëtarë të paqes që transportonin ndihma humanitare në drejtim të Rripit të Gazës u sulmuan nga forcat ushtarake izraelite dhe si pasojë gjetën vdekjen një numër civilësh e u plagosën disa të tjerë.

“MPJ e konsideron këtë sulm si të pajustifikueshëm dhe u bën thirrje autoriteteve izraelite të hetojnë menjëherë në lidhje me këtë ngjarje e cila ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe me gjerë”, - thuhet në deklaratën e sotme të MPJ.

r.n/NOA

KOMENTE